Moderatorja e njohur e cila është kandidate për deputete: Në ëndërr mamit i doli…
Moderatorja e njohur Ori Nebijaj, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka ndarë me publikun dhe një moment mjaft prekës. Ditën që ajo mori propozimin për kandidate si deputete e PD-së, i ati i ndjerë i ka ndalë në ëndërr të ëmës dhe i ka thënë ”thuaj Orit që do hedhim një vals të gjithë”.
Oriela Nebijaj: Edhe kur u bëra zëdhënëse, i vetmi person që më mungoi në jetë për ta konsultuar si vendim, për ta marrë si hap i bindur dhe mbështetja e vetme që më mungonte ishte ajo e babait tim që ka qenë, një ndër njerëzit që më ka bërë mua të ndjej lirinë apo forcën për të patur zë edhe për të qenë aktive dhe për të ndjerë një vokacion që më çon drejt Kuvendit shqiptar.
Këtë moment e kisha edhe më të vështirë, pasi e diskutova me zotin Basha, teksa ika nga ai i vetmi person që doja të shkoja ishte im at.
Edhe mamaja ime e di këtë gjë edhe nëse herën e parë kur u bëra zëdhënëse i doli motrës në ëndërr edhe i tha “bab thuaji Orit që jam me të”, kësaj here ishte mamaja që e pa në ëndërr natën që u mor vendimi dhe i tha “thuaji Orit që do hedhim të gjithë një vals”.
Unë besoj se ky është mesazhi më i bukur edhe besoj që ky është bekimi i madh në një rrugë që sot nis, por që do të jetë një maratonë e gjatë.
Rudina Magjistari: Si mendon, çfarë do të të thoshte ai sot?
Oriela Nebijaj: Do më jepte forcë pafund, nuk do më linte në asnjë moment që të më binte energjia, të më ikte buzëqeshja apo që në ndonjë moment duke dëgjuar problematika apo duke i parë.
Rudina më beso që prekesh shumë dhe nga i gjithë besimi që kanë njerëzit tek ty edhe nga dëshira për të mos zhgënjyer askënd edhe për të qenë gjithmonë përgjegjse, e plotë dhe e angazhuar maksimalisht qoftë edhe për atë moment që shtrihesh në darkë dhe thua mos lashë gjë pa bërë, edhe kjo të vret.
E di që ai do ishte aty çdo moment për të më dhënë forcë çdo moment ashtu siç ka qenë në çdo moment të jetës sime.