Moderatorja e sportit humb babain dhe i bën dedikimin prekës: Më copëtove shpirtin
Moderatorja Vilma Masha ka ndarë një lajm shumë të trishtë me ndjekësit e saj. Ajo ka treguar se ka humbur të atin dhe lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto nga dita e dasmës, ku shihet duke u shoqëruar në altar nga babai.
Vilma shkruan se nuk e priste që i ati të largohej kaq shpejt nga jeta dhe i ka emocionuar të gjithë me postimin e saj.
“Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë”, shkruan Vilma.