“Modestia e bënte më madhështor”, Ermal Mamaqi tregon për punën e tij me Koço Devolen

Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Koço Devole, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Ai po luftonte prej 18 ditësh me virusin Covid-19, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua së fundmi, ndaj Devole u fut në intubim.

Aktori u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.

Devole vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë vështirësuar betejën e tij me Covid-19, duke e ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Personazhe të njohur të showbiz-it dhe kolegë të Devoles kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen e aktorit, ndërsa në një intervisë për “Shqipëria Live” ka treguar punën e tij me të.

““Janë dashur 5 ditë që të formulohej roli i tij në film. Ai thoshte gjithmonë se unë nuk jam si aktorët e tjerë , se e shkruaj vetë rolin tim. Modestia e tij e bënte edhe më madhështor, ai vinte si hije e nuk e dije se ku rrinte, nuk dukej fare. Ishte një rast, ku kishte ardhur ora për të bërë provat dhe asistentja ishte bërë dyllë e verdhë se s’po e gjente dot dhe më në fund kur e gjeti ai na tha: ‘Juve po vonoheshit e unë ia futa gjumit’. Ai ia kishte futur gjumit në një krevat të spitalit( skena xhirohej në spital). Koço fliste një fjalë e thoshte gjithçka”- ka rrëfyer ndër të tjera Mamaqi.

SHKARKO APP