Monica Bellucci në kopertinën e ‘Style Magazine’, vazhdon të tërheqë vëmendjen me bukurinë e saj

Monica Bellucci vazhdon të tërheqë vëmendjen me bukurinë e saj që duket se do mbetet e përjetshme. Kur është në duart e stilistit më të mirë, rezultati është veçanërisht frymëzues. E pamë të ndodhte kur diva 58-vjeçare pozoi për kopertinën e revistës italiane, Corriere della Serra ‘Style Magazine’ ku shfaqej me një xhaketë lëkure dhe rrip që i nxjerr në pah belin, ajo lëkundet dhe është me stil në të njëjtën kohë.

Aktorja ka publikuar edhe një foto tjetër, nga brenda revistës, ku ka veshur një nga palltot më në modë të këtij viti, xhaketën e zezë, me një kostum total black.

Aktorja mishërim i bukurisë mesdhetare i pëlqen nuancat e errëta, siç e ka dëshmuar edhe në të kaluarën. Madje, së fundmi ajo kishte publikuar në Instagram një foto nga spektakli i Dolce & Gabbana, për prezantimin e koleksionit Pranverë/Verë 2023, ku ka pozuar me emrat e modelingut, të përjetshëm, Eva Herzigova, Bianca Balti dhe Helena Christensen.

Të gjitha ishin veshur me ngjyrën klasike të dimrit dhe paraqitjet zyrtare, të zeza, me përjashtim të Bellucci-t, e cila kishte veshur një kostum blu shumë të errët.

SHKARKO APP