Monika Lubonja, një supërseksi…

Paraditen e sotme, aktorja e njohur Monika Lubonja ka publikuar në Instagram një fotografi të sajën, të cilën e ka shoqëruar edhe me një poezi.

Ne jemi mësuar të shohim Monikën, por kjo nuk është një foto si shumë prej të tjerave të publikuara më parë nga aktorja. Kjo për faktin se këtë herë ajo ka publikuar një fotografi nudo dhe përbri saj ka shkruar:

“Jam lakuriq.

E hodha pelerinën

Qendisur me thërmiza pushteti.

E hodha te kazani i plehrave

Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.

S’më kish ngrohur kurrë.

I ndarë nga njerëzit me mur,

vetja më dukej në qivur.

S’e di, nëse shpëtova shpirtin!…

S’e di, nëse fitova qetësinë!…

Miq!

Tani jam lakuriq.

Thërmizat e pushtetit

Më ngjajnë si yje

Në qiellin-pelerinë të një nate acar.

(Mijëra,… miljona,… pakëmbë e pakrye)

E prapë

Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë”.

Këtë poezi, ajo e ka përshtatur edhe me vetë konceptin e fotos. Sigurisht nuk kanë munguar komentet, të cilët janë fokusuar ndoshta më tepër tek poza e saj, se tek mesazhi që Monika ka dashur të transmetojë.

ImageImage

SHKARKO APP