”Mora fjalë” bëhet himn i kombëtares dhe i tifozëve kuqezi, Shkurte Fejza: Emocion i fortë në stadium
Kënga “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza është kthyer në këngën hit të kombëtares dhe të tifozëve kuqezi. Fejza e cila këndoi në stadium kur Shqipëria u përball me Çekinë, theksoi se ishte një emocion i papërshkrueshëm të këndoje para mijërave tifozëve. Ajo tha se ishte hera e parë në stadium duke shtuar se ndihet shumë falënderuese ndaj adhuruesve të saj.
“Kam pasur shumë emocion, ishte diçka shumë e bukur por shumë emocionuese. Ishte hera e parë që isha në stadium. Çfarëdo që të them do jetë pak nga ajo që kam ndjerë. Kisha shumë dëshirë të isha në mesin e tifozëve kuq e zi që të ishim bashkë.
I përcillja ndeshjet tjera dhe ishte sikur unë mungoja aty. I falënderoj të gjithë adhuruesit e këngës time. Jam shumë falënderuese. Kjo këngë ka shkuar gradualisht duke u rritur e tani është në të tjera valë. U bën shumë kompontet që ndikuan që kënga të realizohet mirë dhe të jetë e dashur për të gjithë. Nuk pata mundësi t’i takoja sportistës dhe më ka ngelur shumë merak”,-tha Fejza.