Morena Taraku del hapur kundër organizatorëve të Miss-it

Bukuroshja Morena Taraku është rrëfyer se organizatorët e “Miss Kosova” nuk e kanë ftuar që të dorëzonte kurorën një vit pas fitores.

Ajo bëri shaka duke thënë se kurorën e ka ende në shtëpi, por u shpreh se kishte qenë e qëllimshme nga organizatorët. “Unë nuk ia dorëzova dot kurorën asnjë Miss-i”, tha ajo në “n’Kosovë Show”, “Për shkak të interesave dhe politikave të organizatorëve, për të më fshehur”.

Morena Taraku u shpreh lidhur me këtë pakënaqësi ndaj organizatorëve, duke thënë se nuk është aspak dakord që bukuria shqiptare të përfaqësohet nga një e huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë shkaktoi shumë polemika zgjedhja e modeles argjentinase Camila Barraza, për të përfaqësuar vendin në Miss Universe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatorja prej vitesh e Miss Kosovës, Agnesa Vuthaj, tha se nuk ka asnjë rregull që t’ia ndalojë pjesëmarrjen një vajze me shtetësi të huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?