Morena Taraku tregon linjat, me fustan transparent në Zhurma Show Awards

Morena Taraku pa dyshim se është prej femrave më seksi shqiptare. Bukuroshja edhe një herë e vërtetoi këtë epitet në Zhurma Show Awards, ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore.

Ishte bukuroshja ajo që rrëmbeu vëmendjen në ceremoninë e transmetuar në RTV 21, ku u ndanë çmimet për më të mirët e muzikës. Ajo në Zhurma zgjodhi një fustan transparent të punuar nga Blerina Kllokoqi Rugova. Detajet e punuara mbuluan me kujdes pjesët intime.

Këngëtarja ishte e vetme në këtë ceremoni dhe nuk u shoqërua nga askush që vërteton se është ‘single’. Morena Taraku në këtë ceremoni fitoi çmimin “Best Female” për këngën e saj “Inat” që u prit mjaft mirë nga publiku.
Këngëtarja po punon në projekte të reja muzikore, teksa vazhdon të ketë ftesa edhe për kampanja të ndryshme promovuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?