Morena Taraku: Unë dhe Stresi jemi bërë sot me një vëlla të vogël

Nismes për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor i është bashkuar dhe këngëtarja Morena Taraku.

Ajo ka lënë Turqinë për të vizituar në Shqipërinë disa prej familjeve të prekura nga ky tërmet.

Ajo së bashku me reperin e njohur Stresi shkuan në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Atje ata takuan një djalë të vogël, i cili i ka mbijetuar tërmetit.

Bëhet fjalë për Alesion, i cili në momentin e tërmetit ndodhej në katin e pestë të banesës, por u hodh prej saj dhe arriti të shpëtonte.

Morena në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto nga vizita e saj me Stresin në spital pranë Alesios dhe bashkëngjitur shkruan se tani ata janë bërë me një vëlla të vogël.

“Alesio një hero i vërtetë, u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi…Unë e Stresi që sot e kemi bërë një vëlla të vogël”.

https://www.instagram.com/p/B5n8jx1lDws/

 

SHKARKO APP