Mori fund? Situata mes Shakira-s dhe Pique-s qenka shumë serioze
Prej kohësh qarkullojnë zëra rreth një ndarjeje të mundshme mes Shakira-s dhe futbollistit të njohur Gerard Pique. Edhe pse një lajm i tillë mbeti në kuadrin e thashethemeve, burime pranë dyshes bëjnë me dije se ata nuk jetojnë më bashkë. Duket se ka qenë këngëtarja ajo e cila ka nxitur ndarjen mes tyre.
“Situata është shumë serioze dhe ka qenë ajo që më në fund ka marrë një vendim.”- kështu janë shprehur të afërm të tyre për portalin spanjoll, Cotilleo.
Madje thuhet se Shakira e kishte gati të pamundur të përballonte situatën e përkeqësuar me partnerin e saj prej 6 vitesh, me të cilin ka 2 djem, Milan, 4 vjeç dhe Sasha 2-vjeç. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ndarjes edhe pse mediat spanjolle prej javësh kanë nisur me spekulimet e tyre.