Mos e injoro fuqinë e hënës së plotë në Akrep, ja çfarë do ndodh më 23 prill

Ky muaj dinamik ka plot të reja dhe ka nisur qysh prej marsit. Më 23 prill do të kemi edhe një hënë të plotë në Akrep, e cila do të ndikojë në shumë drejtime në jetën e secilit. Hëna e plotë në Akrep do të të pastrojë rrugën nga bllokimet me të cilat je hasur këto kohë. Është një moment i rëndësishëm në aspektin astrologjik dhe një periudhë transformuese për ty.

Shfrytëzoje këtë periudhë për t’u kujdesur më shumë për veten, fëmijën tënd të brendshëm dhe për të rikujtuar se do të jesh mirë, çfarëdo që të ndodhë. Peshat e së shkuarës po të mbajnë në vend, ndaj është momenti ideal për të hequr dorë nga mendimet negative, njerëzit dhe vendet toksike. Duaje veten më shumë, sidomos gjatë procesit të shërimit.

Hiq dorë nga peshat që të rëndojnë dhe lidhu me botën tënde të brendshme, duke dëgjuar mendjen, trupin dhe dëshirat e tua. Nëse gjërat bëhen të vështira, atëherë kërko ndihmën e miqve dhe njerëzve të dashur. Trajtoji njerëzit me dashuri, sepse karma është shumë aktive.

Ç’kuptim ka kjo ngjarje qiellore?

Hëna e plotë në Akrep njihet edhe si Hëna e plotë rozë, sepse përkon me sezonin e çeljes së luleve në pranverë. Kjo ngjarje qiellore premton që fillime të reja dhe nënvizon eksperienca misterioze dhe një energji paksa të errët, karakteristikë e Akrepit. Kjo simbolizon vdekjen dhe transformimin. Pra, do të “vdesë” e shkuara, për të të transformuar, fuqizuar dhe për të sjellë kontrollin në duart e tua. Gjatë kësaj kohe, çliro seksualitetin tënd, je apo jo i/e lidhur. Energjia që të bllokon mund të çlirohet përmes një orgazme, asnjëherë nuk i dihet.

SHKARKO APP