”Mos më prek me dorë”, debat mes Ilnisës dhe Erjolës: Ik qaj në dhomën e rrëfimit

Debatet me ofendime, duket se janë gjuha e vetme që njohin banorët në ”Big Brother Albania Vip 3”. Mbrëmjen e djeshme një debat mes Erjolës dhe Ilnisës degradroi në ofendime. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa gjatë një bisede me Sarën, i thotë kësaj të fundit se nuk e merr njeri nëse e gjen në rrugë. Sara shprehet se nuk ka pse ja thotë një gjë të tillë asaj e cila është pa familje. Erjola i del para Ilnisës dhe i thotë të “zhduket” dhe se “sjellja e saj po e shëmton”. Ilnisa i kthehet me tone të rënda ku i thotë ta mbyllë gojën dhe se është hipokrite.

Ilnisa: Ty e të të gjejë njeri në rrugë nuk të merr. Ti je diamanti dhe floriri i shtëpisë këtu.

Sara: Po si mund të ma thuash mua këtë pa familje moj budallaqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erjola Doçi: Ty të shëmton sjellja jote i e nderuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilnisa: Mbylle ti.

Erjola Doçi: Normalisht që të them ik zhduku.

Ilnisa: Nuk më zhduk dot ti mua. As ti as 100 si ty. Hipokrite.

Erjola Doçi: Hipokrite je ti vetë.

Ilnisa: Erdhe me 100 skema.

Erjola Doçi: Skema bën ti në kokën tënde.

Ilnisa: Avash mos më prek ti me dorë.

Erjola Doçi: Vazhdo viktimizohu, shko qaj tek dhoma e rrëfimit.

Ilnisa: Hipokrite!

Erjola Doçi: Po i thërret vetes në emër. Inshallah nuk ka bota 100 si ti se do ishte vaj me det.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?