“Mos u lidh me një vajzë që ka video seksuale”, Kimi zbulon si bashkëshorti doli kundër
Kim Kardashian West mori vëmendje të madhe kur në faqet pornografike u publikua video e saj seksuale me ish-të dashurin.
Më pas, lidhja e saj me reperin Kanye u konsiderua e pazakontë ku të gjithë thonin se nuk do zgjaste.
Për herë të parë, ajo ka folur në intervistën për “The Messy Truth” ku ka zbuluar se sa e ka vlerësuar Kanye dhe nuk i ka interesuar aspak e kaluara.
“Në kemi kaluar shumë gjëra së bashku. E njoh prej 15 vitesh. U bëmë miq në vitet 2006, por ishim njohur që në 2002. Ai doli kundër botës për mua edhe atëherë kur të gjithë i thonin se nuk mund të lidhej me një vajzë që ka publike një video duke bërë seks. Kjo do të të shkatërrojë karrierën tënde. Por pavarësisht këtyre ai mua më tregonte të kundërtën dhe gjithmonë shprehej se: Askush nuk mund të më tregojë se çfarë të bëj me jeten time dhe unë do të të tregoj ty se gjithçka është në rregull. Kjo më lumturonte dhe më ka bërë ta dua edhe më shumë Kanye West”,tregoi Kim.
Të dy kanë katër vite të martuar dhe janë prindër të tre fëmijëve. Kim shtoi se mund të mos pëlqejë të gjitha vendimet e bashkëshortit, por gjithmonë do shfaqet pranë tij për ta mbështetur.
KOHA JONË SONDAZH

