“Mos u mërzisni, provoni vitin tjetër”, kë thumboi Luizi në festën e Big Brother?
Mbrëmë (e hënë) u organizua një festë pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP. Ish-konkurrentëve i është bashkuar edhe Luiz Ejlli, fituesi i ”Big Brother VIP Albania 2”.
Ai ka performuar hitet e tij, por përpara ka mbajtur edhe një fjalim, duke i përgëzuar të gjithë për rrugëtimin. Luizi me shaka tha se ata që nuk kanë fituar mund ta provojnë vitin e ardhshëm, sikurse Bjordi Mezini, i cili ka qenë disa herë pjesë e këtij formati.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur”, u shpreh ai.