“Motra që do doja të kisha”, Alketa Vejsiu surprizon vajzën e Vera Grabockës

Vajza e Vera Grabockës, Linda festoi ditëlindjen dy ditë më parë e për shkak të angazhimeve Vera u shpreh e mërzitur që nuk mundi të ishte pranë të bijës. Por surprizën e ditëlindjes, Linda e mori nga Alketa Vejsiu e cila dje mori avionin dhe u nis për në Paris, aty ku vajza e Verës jeton prej vitesh.

Alketa postoi pak më parë një foto ku shfaqet me Lindën duke ecur në rrugët e Parisit, të dyja të veshura shumë elegante dhe shkruan se i ka bërë një festë surprizë.

“Takim dhe feste surprize me motren qe do te doja te kisha dhe kam; vajzen me te bukur ne Paris dje, nje nga njerezit me te rralle qe kam njohur ne jete, mamin e dy cunave te papare, dhe gruaja e nje burri qe e adhuron, dhe patjeter dhurata me e mire e jetes qe Vera dhe Timo mund te meritonin”, shkruan Alketa.

SHKARKO APP