Motrat Kardashian në revistën e “kulturës bashkëkohore”
Kim dhe Khloe Kardashian janë fotografuar për revistën bi-vjetore gjermane “Yeezy Season”. Kjo e fundit është një revistë e “kulturës bashkëkohore”.
Motrat e famshme shihen të veshura me një kostum që iu zbulon shumë trupin. Kanye ka “konceptuar” mënyrën e xhirimit dhe fotot janë realizuar në zonën e ndërtimit të kompleksit të madh “Casabas”.
Ndërsa fotografitë janë realizuar nga fotografët më me famë të modës Mert Alas dhe Marcus Piggott.
Është e paqartë se kur janë bërë fotot, pasi Kim është tërhequr nga qendra e vëmendjes që pas grabitjes në Paris në muajin tetor.