Motrat nga Vlora të famshme në Instagram
Ato vishen njësoj, kurojnë të njëjtën pamje, pozojnë si modele krah njëra-tjetrës si binjake, edhe pse nuk janë të tilla. Me 6 vite diferencë, Emiljana dhe Valbona janë motrat që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale me mbi 15 mijë ndjekës në instagram.
Nëna të dy djemve secila, ato jetojnë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe duket se sensi i modës, dhe të qenurit në qendër të vëmendjes i ka bërë “personazh” më vete, shkruan Class.
Ndjekëse të rregullta të trendeve të fundit, me pulovra të qëndisura, printe pafund, funde tutu, shapka me pelush Gucci dhe pallto me kuadrate. Të gjitha këto i gjen lehtësisht në të gjitha veshjet e javës së motrave Rrokaj, të cilat janë një inspirim për çdo femër të të 30-ave.
Në foto ato tregojnë se kalojnë shumë kohë me njëra tjetrën, bashkë me pjesën tjetër të familjes dhe djemtë e vegjël. Pamundësia për të pasur një vajzë duket se i ka bërë ato më të lidhura me njëra tjetrën.
https://www.instagram.com/milarrokaj/?hl=en