Mozzik i del në mbrojtje Dafina Zeqirit, suprizon me fjalët: Je shembulli…

Reperi shumë i dashur nga publiku, Mozzik i ka dedikuar një postim këngëtares Dafina Zeqiri, të cilën e vlerëson jo veç për talentin dhe profesionalizmin, por edhe për mirësinë që mbart.

“Edhe mendova, ta shkruaja apo mos ta shkruaja. Më ka rënë të punoj me shumë emra të estradës sonë, jashtë dhe në botë por nuk rri dot pa e përmendur që ti je më e mira. Eshtë njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit dhe mos të them që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë.

Komplet energji, talent i pastër, pa urrejtje. Nuk e dëgjova ndonjëherë të flasë keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë, e vendosur për sukses, e dashur, e respektueshme. Një dashuri Duffy. Ti je shembulli më i mirë se çfarë mundet të bëjë një femër”, ka shkruar Mozzik.

SHKARKO APP