Mozzik vendos rekord botëror, zbulon albumin që do të ndryshojë rregullat e lojës në botën e muzikës

Reperi i talentuar dhe ndër figurat më emblematike të skenës hip-hop shqiptare, Mozzik, ka njoftuar një lëvizje të guximshme që pritet të ndryshojë rregullat e lojës në botën e muzikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Mozzik ka zbuluar se albumi i tij i ri do të përmbajë jo më pak se 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me klipe të cilat do të lansohen më 14 qershor.

Ky është një rekord që asnjë artist në botë nuk e ka bërë dhe Mozzik, do të vendosë kështu një NEW ERA në muzikë.

Në një promo të publikuar, është konfirmuar edhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, si dhe pjesëmarrja e aktorit shquar Mensur Safçiu në disa prej klipeve. Fansat dhe ndjekësit, të cilët tani numërojnë ditët deri në lansimin e mëtejshëm, presin me padurim të përjetojnë krijimtarinë e tij në një nivel tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

SHKARKO APP