“Mr Bean” divorcohet nga gruaja, lidhet me një 32-vjeçare

 “Mr Bean” tashmë po shijon lidhjen e tij të re, ndërsa i ka dhënë fund një martese 24 vjeçare. E dashura e tij e re është vetëm 32 vjeç dhe duket se prej muajsh romanca e tyre po shkon më së miri. Rowan Atkinson dhe bashkëshortja e tij i kanë dhënë fund martesës së tyre 24-vjeçare, pasi aktori e braktisi atë për një komediane. Ylli i “Mr Bean” ka qenë i lidhur me Sunetra, 54-vjeç, ne 1990 ndërsa marrëdhënia e tyre mori fund në vitin 2014. Shkak i këtij divorci rezulton të jetë “sjellja e paarsyeshme”. Atkinson, 60-vjeç, është lidhur me 32-vjeçaren Louise Ford prej 18 muajsh. Sipas një burimi për gazetën “The Sun”, Sunetra është ndjerë shumë e dëshpëruar që është zëvendësuar nga një grua aq e re në moshë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?