MTV Music Awards 2017, Kendrik Lamar triumfon me gjashtë çmime
Një festë e madhe në skenën e Forum Ingleëood, në Kaliforni, ku mbrëmjen e djeshme u mbaj edicioni i 34-ët i Mtv Video Music Awards.
Në Los Anxhelos u ndanë mbrëmjen e djeshme çmimet muzikore te kanalit amerikan MTV, ku triumfues me gjashtë statuja rezultoi reperi Kendrik Lamar.
Video e tij Humble u shpall me e mira e vitit 2017. Ne prezantimin e këngëtares Katy Perry e cila gjithashtu këndoi disa nga hitet e saj me te fundit, spektaktli muzikor ashtu si çdo vit tërhoqi një shikueshmëri shumë të lartë.
Artisti i vitit u shpall britaniku Ed Sheran, albumi i të cilit është shitur me miliona kopje.
Këngëtarja amerikane Pink mori çmimin Video Vanguard në nder të Michael Jackson.
Gjatë ceremonisë u dhanë shumë mesazhe kundër racizmit dhe supremacise së të bardhëve, njëri prej tyre ishte ai i Paris Jackson, vajza e yllit të pop-it Michael, një situate aspak e këndshme me te cilën po përballen se fundmi disa qytete amerikane.