”MTV Video Music Awards”, këta janë artistët fitues

Reperi Lil Nas X dhe ylli i popit, Justin Bieber, fituan çmimet kryesore në ”MTV Video Music Awards”, në ceremoninë e parë të rëndësishme në Nju-Jork, që zhvillohej me audiencë të plotë artistësh dhe adhuruesish, që prej shpërthimit të pandemisë.

Performanca “live” dhe shfaqje surprizë të ikonave të muzikës shenjuan ceremoninë e së dielës. 27-vjeçari Bieber u rikthye në skenën e ”MTV Video Music Awards” për herë të parë në 6 vjet, duke rrëmbyer statuetat për artistin e vitit dhe për këngën më të mirë pop, për singëllin “Peaches”.

Lil Nas X u vlerësua për videon më të mirë të vitit, me himnin e të drejtave të komunitetit gay, “Montero”. 18-vjeçarja Olivia Rodrigo u shpall si artistja e re më e mirë, ndërsa fitoi gjithashtu statuetën për këngën e vitit, me “Drivers License”.

Ceremonia shënoi gjithashtu 40-vjetorin e lançimit të MTV si kanal dedikuar videove muzikore.

SHKARKO APP