Multimilionerja e famshme ndërkombëtare bën bashkë Rita Orën dhe Era Istrefin!
E kush tjetër mund të “bënte bashkë” dy emra të njohur shqiptarë si Rita Ora dhe Era Istrefi, përveçse multimilioneres së famshme, Paris Hilton?
Kujtojmë gjatë verës që lamë pas një dhuratë që Hilton i bëri këngëtares shqiptare Rita Ora, një palë çizme ku shihej fotoja e trashëgimtares së famshme, të cilat u pëlqyen mjaft nga komentues të ndryshëm në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, këtë dhuratë sapo ia pamë edhe Era Istrefit në performancën e saj mbrëmjen e kaluar për “gay pride”, në bashkëpunim me Billboard dhe markën e saj, “Sinful Colour”.
Nuk e dimë të themi nëse edhe Era i ka dhuratë nga Paris (gjë që nuk do të ishte çudi), apo nga Rita, por dimë të themi se kjo veshje i ka dhënë performancës së këngëtares shqiptare akoma dhe më shumë arsye për ta ndjekur.
Tani e pamë që me veshje dy vajzat kanë shije të njëjta dhe nuk zhgënjejnë… por pse mos të na habisin edhe me një bashkëpunim?!