Mungesa e Dr. Florit, ja si e kujton bashkëshortja e tij
Showbiz E Martë, 1 Qershor 2021 00:04
Largimi nga jeta i Dr. Florit ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për muzikën shqiptare.
Po bëhen pothuasje 3 vite që kur ai u nda nga jeta dhe gjithmonë kujtohet me shumë dashuri si edhe zëri i tij na mungon të gjithëve.
Bashkëshortja e tij Blerina Kondi e ka kujtuar me mall. Ajo ka postuar në Instagram një foto të Dr. Flori me vajzën e tij dhe shkruan: “Kujtime, 4 vite më parë.”