“Muse” kryeson toplistën e albumeve më të mira
Rokerët britanikë “Muse” mbajnë vendin e parë në top-listën e albumeve më të mira në Britani edhe këtë javë me albumin e tyre të shtatë të incizuar në studion “Drones”. Ky është albumi i tyre i pestë, i cili e shënon një sukses të tillë në top-listat muzikore, që nga lançimi i albumit debutues në vitin 2006, “Black Holes & Revelations. Albumi i grupit “Florence + The Machine”, “How Big, How Blue, How Beautiful”, po ashtu po e përsërit suksesin edhe këtë javë duke qëndruar fuqishëm në vendin e dytë. Sa i përket top-listës së këngëve më të mira në Britani, siç duket këngëtari amerikan, Jason Derulo, nuk e ka ndërmend t’ia lëshojë vendin askujt. Ai po vazhdon ta kryesojë këtë listë me hitin e tij “Want To Want Me”, i cili gjatë shtatë ditëve të fundit i ka shitur edhe 57.000 kopje. Kjo është java e katërt që Derulo po e kryeson top-listën e këngëve më të mira. Pas tij gjendet këngëtari, OMI, me remiksin e këngës “Cheerleader”, i cili gjatë kësaj jave është shkarkuar 2.17 milionë herë online. E në vendin e tretë gjenden Deorro dhe Chris Brown, me këngën “Five More Hours”.