Muse zbulon këngën e re horror “Dead Inside”

Grupi i njohur i muzikës rock, Muse, ka lançuar këngën e re “Dead Inside”, pjesë  e albumit të ri “Drones”, që pritet të jetë në duart e adhuruesve në datë 8 qershor.

Sipas liderit të grupit, Matt Bellamy, kjo këngë është pikënisja e historisë së albumit të tyre të ri. “Kjo është kënga kur protagonisti humb shpresën dhe bëhet ‘i vdekur nga brenda’, prandaj duke u bërë i ndjeshëm  ndaj forcave të errëta futet në ‘Psycho’, ngjarje të cilat pasojnë këngët e tjera të albumit”, ka thënë Matt.

Albumi i fundit nga Muse ka dalë në treg  në vitin 2012, “The 2nd Law”, prej ku doli njëri prej hiteve më të njohura të bandës rock, “Madness”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?