Musk rihap llogarinë e Trumpit në Twitter: E duan njerëzit, u bë sondazh online

Pronari i ri i rrjetit social Twitter, Elon Musk, ka rikthyer llogarinë e bllokuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump në këtë platformë të rëndësishme komunikimi.

Edhe pse vetë e kishte hedhur më parë si ide, ai u kujdes të merrte më parë sic tha dhe vetë, mendimin e përdoruesve përmes organizimit të një sondazhi online.

“Njerëzit folën”, deklaroi Musk teksa përcillte rezultatet e hulumtimit: 51.8 për qind e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter, sipas tij, votuan për rikthim. Trump vetë megjithatë duket se ende nuk e ka vendosur sesi do të veprojë, e ndoshta edhe zgjedh të mos kthehet më në këtë platformë pasi më herët tha se “nuk shoh ndonjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Twitter e pezulloi përgjithmonë llogarinë e ish presidentit janarin e vitit 2021, pas sulmit në Kongres me arsyetimin e rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës. Musk e kishte pohuar që në muajin maj se nëse oferta e tij për blerjen e platformës do të rezultonte e suksesshme, ai do ta anulonte pezullimin e Trumpit, duke e cilësuar vendimin e drejtuesve të mëparshëm të kompanisë si “moralisht të gabuar dhe absolutisht budallallëk”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Llogaritë e Trumpit janë pezulluara edhe në platforma tjera, si Facebook dhe Instagram, e tetorin e vitit të kaluar, ai vendosi të hapte rrjetin e vet social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?