Muzika ”Reggae”, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar muzikën “Reggae” si të denjë për tu mbrojtur dhe promovuar, duke e listuar kështu në listën së trashëgimisë botërore të UNESCO.

Rryma muzikore që lindi nga Xhamajka në vitet 1960, falë artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, iu shtua koleksioneve të “trashëgimisë kulturore të paprekshme”. UNESCO e ka vlerësuar muzikën “Reggae” si një rrymë socio-politike, sensuale dhe shpirtërore, që ka depërtuar në të gjithë botën.

Reggae u bë popullor në Shtetet e Bashkuara, por veçanërisht lulëzoi në Britani të Madhe, e cila ishte bërë shtëpia e shumë emigrantëve xhamajkanë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesi i kësaj muzike është padyshim Bob Marley, i cili për xhamajkenët është një revolucionar që nëpërmjet këngës zgjonte ndërgjegjen ndër masat kundra anarkisteve në pushtet. Fale koncerteve të shumta sodalitare në Afrikë, ai u bë urë lidhese mes Xhamajkës dhe pjesës tjetër të kontinentit të zi. Por mbi të gjitha ishte zëri i dashurisë romantike dhe vëllazërore në mbarë botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?