Muzikë dhe gjak, përplasjet e dhunshme të “showbizz-it” shqiptarë
Përplasja mes Noizyt dhe anëtareve të grupit Babastar, është vetëm një prej sherreve që ka ndodhur mes këngëtarëve shqiptarë. Por historitë e përplasjeve mes këngëtarëve janë të shumta dhe kanë nisur që më parë.
Në retrospektivë po kujtojmë disa prej tyre, që nga ai më i famshmi, mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit, ai i përfoluri mes Çiljetës dhe Zajminës me çështjen e një djali, e deri tek ato më të fundit mes reperit kosovar nga Prishtina, Getoar Selimi dhe një tjetër reperi po nga Kosova, atij nga Presheva Gold AG. Gjithashtu, nuk do të lëmë pa përmendur dhe ato verbalët nëpërmjet mes Dudës, këngëtarit reper nga Gjilani i Kosovës dhe reperit tjetër, Rebel a.K.a UniKKatil.
Ndërkaq përleshja mes Noizyt dhe Cozman, duket se e ka zanafillën që para katër vitesh, kur ata sulmonin me sharje dhe ofendime njëri-tjetrin përmes teksteve të këngëve, të tyre dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.
Sherri i famshëm në Këngën Magjike
Edhe pse ka kaluar thuajse një vit ende nuk është harruar incidenti i rëndë është shënuar në prapaskenat e festivalit “Kënga Magjike” gjatë kohës që kishin nisur të ndaheshin çmimet e para. Përballja mes artistëve të njohur Stine dhe Flori nuk ka mjaftuar vetëm në votime që duket se vë përballë përgjegjësisë morale kolegët, por sherri degradoi deri në përplasje fizike mes dy kantautorëve të njohur, Flori Mumajesi dhe Stine. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur dhe ka përfunduar në spital.
Reperat kosovar, Getoar Selimi dhe Gold Ag
Këtë radhë grushtet vijnë nga meshkuj, e pikërisht nga dy reper kosovarë. Getoar Selimi, këngëtari i njohur, lideri i kompanisë së produksionit “Baba Records” dhe njëkohësisht lideri i grupit “Tingulli i 3NT”, ka shkëmbyer disa grushte me reperin nga Presheva, Gold AG. Miqtë e Getoarit tregojnë se ky i fundit nuk ka shkuar mirë dhe më parë me këngëtarin Gold AG, që këndon muzikë Undergraund dhe se zënka e ka zanafillën nga një mëri e vjetër mes dy reperave dhe është rihapur pak ditë para publikimit të albumit të fundit të “Tingulli i 3NT”. Një këngë e titulluar “Qyr”, ka qenë zanafilla e provokimit të zënkës mes dy djemve, që ka nxitur këngëtarin Gold AG të polemizojë gjatë një emisioni të zhvilluar në Tiranë. Duket se tashmë çdo gjë është sistemuar mes dy këngëtarëve nga Kosova dhe tashmë ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Kështu, pavarësisht incidentit që ka ndodhur, djemtë duket se kanë kërkuar të lënë prapa këtë episod dhe të pajtohen në mënyrë paqësore.
Duda, një këngë me kritika kundrejt Rebel A.K.A Unikkatil
Duda, këngëtari reper nga Gjilani nuk është i njohur për karakterin e tij të qetë, duke qene se disa kohë më parë ai pati disa problemeve me policinë. Gjithsesi, në këtë rast “debati” i tij nuk ka shkuar deri në grushte, por thjesht në një këngë me kritika, të cilat i adresohen një tjetër reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil. Kështu, kënga e tij “Jeta jem”, përmban në vargjet e saj disa kritika për këngëtarin tjetër të së njëjtës rrymë muzikore, Rebel a.K.a UniKKatil. Shkaku i këtyre kritikave ende nuk dihet, por ndoshta ky i fundit mund t’i përgjigjet Dudës me të njëjtën mënyrë. Gjithashtu, kënga “Jeta jem” gjithmonë e më shumë po bëhet hit nëpër qytetet kosovare, sidomos në qytetin e lindjes se këngëtarit, ku fansat e tij e mbrojnë së tepërmi nëpër forume, duke ironizuar Rebel a.K.a UniKKatil.
Leonora Jakupi dhe Adelina Ismajli
Para disa vitesh bëri bujë skandali i madh i rrahjes së dy këngëtareve të njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit. Një histori që ndodhi në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Çështja u bë vërtet serioze, sepse e lënduara Leonora Jakupi, sipas saj qëndroi rreth 2 muaj në shtrat prej dëmtimeve të marra gjatë kësaj zënke.
Zajmina dhe Çiljeta, dashuri urrejtje
Historia e dy këngëtareve të reja të botës së këngës shqiptare, që u lançuan të dyja në skenën e spektaklit falë një konkursi bukurie, shkaktoi shumë fjalë rreth asaj që kishte ndodhur mes tyre. Në fillimet dy këngëtaret kanë pasur mes tyre një shoqëri, prej “shoqesh të ngushta”, po më pas plasi “boom-i”… U ndanë dhe arsyeja që u përfol ishte pikërisht një mashkull… Gjithçka shumë shpjet u bë mediatike. Thashetheme për djalin dhe për zënkën mes vajzave dikur mike dhe më pas armike, mbushën shtypin rozë. Por pas disa kohësh gjithçka ndryshoi… Gjithçka kaloi në paqe dhe ato u bashkuan sërish për një koncert dhënë në qytetin e Pukës.