“Na kapi gjyshi bashkë në shtrat”, aktori rrëfen detaje nga lidhja me modelen: Ajo ishte…

Karantina e ka bërë aktorin Paul Danan të rrëfejë ndoshta më shumë seç duhet gjatë një podcast-i për “Dapper Laughs”.

41-vjeçari pranoi se ka qenë në një lidhje 6 mujore me modelen e famshme Kelly Brooke, kur ndiqnin shkollën e aktrimit.

Madje ish-ylli i “Hollyoaks” zbuloi se kishte qenë vet ai që i dha fund lidhjes pasi kishin interesa e drejtime të ndryshme në jetë, pavarësisht se për të Kelly ishte si një Cindy Crawford e të gjithë e donin. Por nuk kanë qenë këto deklaratat më të papritura të aktorit. Paul tha se pasi mbaronin shkollën ai e merrte gjithmonë modelen në shtëpi.

SHKARKO APP