“Na more fytyrën”, Roza Lati i kthen borxhin gazetarit në mes të emisionit
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not, ishte gazetari i njohur Eraldo Rexho, të cilin Roza u shpreh se e konsideron një mik shumë të mirë që i është gjendur pranë.
Roza tregoi se para disa kohësh i ka marrë 1000 lekë borxh Eraldos dhe nuk ka pasur mundësi për t’ia kthyer sepse nuk janë takuar shpesh.
Ajo e ka habitur gazetarin duke ia kthyer borxhin publikisht.
“Nuk jemi takuar shpesh, por nga hera e fundit që kemi qenë bashkë unë të mora disa lekë borxh ty. Meqë të kisha të ftuar, se si dihet kur të takoj prap se je i angazhuar, është momenti këtu në “Why Not”, të paktën të të kthej borxhin”, tha Roza.
“Na more fytyrën, e sigurt që nuk është një borxh i madh, por do ta zbulojmë se çfarë borxhi është”, u shpreh Eraldo.
Roza Lati: Eraldo ti faleminderit që mu gjende pranë në ato momente e duhet të të laja borxhin.
Eraldo Rexho: Rëndësi ka që i mban mend borxhet. Sikur të gjithë të ishin kaq të përgjegjshëm do ishte shumë mirë!