“Na nxorën bojën lali”, Ermali e Kledi Kadiu bien pre e kamerës së fshehtë, Meta flet shqip
Dy shqiptarë të famshëm në Itali, Ermal Meta dhe Kledi Kadiu, kanë rënë pre e kamerës së fshehtë të emisionit të njohur italian, “Le Iene”.
I pari që ra pre e kësaj loje ishte këngëtari mjaft i dashur për publikun. “Le Iene” e bënë Ermalin të besonte se motra e tij, Sabina, ishte e gatshme që ta tradhtonte atë.
Gjasmë Sabina kishte shitur përmbajtjen e një prej PC-ve të tij, ku përveçse kishte tekstet e këngëve të pa publikuara, kishte edhe një libër të tij të fshehtë.
E kur motra i tha një gjë të tillë, Ermali u nevrikos keq dhe vazhdimisht përdorte një fjalë banale në gjuhën italiane.
Më pas pre e kamerës së fshehtë ra edhe balerini i famshëm, i cili pëlqen të blejë dronë, kamera, motoçikleta e shumë gjëra të tilla. Me bashkëpunimin e “Le Iene”, bashkëshortja e tij Charlotte, bën sikur nxjerr gjithçka në shitje në internet.
Duket se një gjë e tillë e ka nervozuar Kledin, i cili gjithashtu ka përdorur fjalë banale, por jo aq sa Ermali. E këtë detaj e kanë vënë re edhe fansat e balerit.
Kadiu bën një postim në “Instastory” ku shkruan: “Më keni vënë në dukje se gjatë shakasë kam përdorur një fjalë që zakonisht nuk është në stilin tim, por asnjëherë si shoku im Ermal, Apo jo lali”.
Ndërkohë kantautori i famshëm ia kthen në shqip: “Na nxorën bojën lali”.