‘Nata e beqarisë’/ Ja ku ndodhen Messi dhe Antonella një ditë para dasmës
Sonte në mbrëmje Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo zyrtarisht do të martohen. Dasma do të jetë sone në Qendrën e qytetit Rosario Complex në Arjgnetinë.
Prandaj, të dy kanë dashur të kalojnë momentet e fundit të beqarisë me miqtë e tyre më të afërt.
pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shijuar shoqërinë e disa ish-shokëve të ekipit si Pinto ose Fabregas dhe më të tjerë, me të cilët ai ende luan së bashku si Busquets apo Jordi Alba.
Ndërkohë, Antonella vendosi të ndajë momentet e fundit para dasmës me miqtë e tyre më të ngushtë, si me gruan e Fabregas, të dashurën e Buquets dhe të dashurën e Jordi Alba.
Në dasmë do të jenë edhe shume yje të tjerë të futbollit por jo të gjithë do të shkojnë në Rosario pasi çifti ka planifikuar një ceremoni të dytë që do të mbahet në Barcelonë.