Nata e dytë e Eurovisionit, Anxhela ndez skenën. Vlerësohet vokali shpërthyer

Sonte në mbrëmje nisi edhe nata e dytë e Eurovisionit, ku këndoi edhe përfaqësuesja e Shqipërisë. Anxhela Peristeri u ngjit në skenën e natës së dytë të Eurovizionit me një veshje skenike në formën e një truporeje në ngjyrë argjendi, të realiuar nga Kujta & Meri. Për flokët e Anxhelës u kujdes parukieri i njohur Kaci Lleshi, ndërsa për grimin Sageri Makeup Studio. E vetme në skenë, Anxhela rrëmbeu brohoritjet e publikut falë zërit shpërthyes. Kurse skenografia bazohej te shpërthimet e ngjyrave në sfond.

SHKARKO APP