Natalie Portman: Më ngacmonin që 13 vjeç, më dërgonin letra erotike
Natalie Portman ka dhënë një fjalim shumë të fortë gjatë marshimit të vajzave dhe grave dje në Los Angeles. Ajo ka treguar se ka qenë pjesë e ngacmimeve seksuale që në moshën 13 vjeçare.
“Një ditë, shumë e emocionuar nisa të lexoj letra që meshkuj, admirues të artit tim më shkruanin. Dhe gjithçka që lexoja në to, ishin fantazi erotike për të më përdhunuar nëse do të kishin mundësi të më shihnin në rrugë. Gjithashtu kur bëra 18 vjeç, teksa isha drejtuese në radio, mora shumë letra se si tani mund të më kërkonin lirshëm seks sepse unë isha në moshën ideale për mos tu quajtur më e mitur. Ata më shkruanin gjithë kohës se fantazonin gjoksin tim e çdo të bënin me të nëse do më shihnin…” – ka rrëfyer ajo. Duke treguar këto përjetime, Portman tregoi se i është dashur që të anullojë shumë role dhe të refuzojë shumë oferta për të marrë pjesë në filma shumë të mirë vetëm sepse e dinte që gjithçka do të ndodhte pas kamerave.