Ndahen Belen dhe Stefano?
Për një kohë të gjatë ata kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur të mediave rozë, për shkak të një raporti mjaft të mirë, por shumë zëra tashmë flasin edhe për një ndarje të mundshme ndërmjet Belen dhe Stefanos. Duket se çifti po kalon një periudhë krize, e ndërsa ajo që i mban ende bashkë është djali i tyre i vogël. Belen Rodriguez dhe Stefano Di Martino po kalojnë një periudhë krize, pasi çifti ka më shumë se 3 javë që nuk jeton më bashkë. Lajmi bëhet i ditur nga e përjavshmja italiane “Chi”, sipas së cilës, balerini De Martino, prej gati një muaji është larguar nga shtëpia ku jetonte me bashkëshorten dhe djalin Santiago. Burime për “Chi” thonë se Belen dhe Stefano po përpiqen që ta kalojnë këtë krizë, mbi të gjitha për djalin e tyre. Shpesh bukuroshja ka pasur konflikte me fansat e saj, ku ajo nuk i ka kursyer aspak edhe ofezat.