Ndahet nga jeta aktori i famshëm amerikan
Aktori Ken Berry, i njohur për rolet e tij në komeditë televizive amerikane si “F Troop” dhe “Mama’s Family” ka vdekur të shtunën, sipas një zëdhënësi të spitalit, raporton CNN.
Ai u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare në Qendrën Mjeksore Providence St. Joseph në Burbank, Kaliforni.
Berry luajti kapitenin Wilton Parmenter në “F Troop” në vitet 1960 dhe Vinton Harper në “Mama’s Family”, nga viti 1983 deri në vitin 1990.
Gjithashtu është shfaqur në seri të tjera televizive si “The Andy Griffith Show”, “Mayberry R.F.D” dhe “Fantasy Island”.
KOHA JONË SONDAZH

