Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme amerikane, pas një goditje në tru

Millie Small, këngëtarja e famshme amerikane, e njohur për hitin “Sing my lollipop”, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Sipas “Daily Mail”, Small është ndarë nga jeta pas një goditje në tru. Lajmi është konfirmuar po ashtu nga një mikeshë e këngëtares.

Chris Blakewell, që ishte bashkautor në këngën e kthyer në hit, e përshkroi artisten si një ndër më të veçantat e kohës së saj.

“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”, është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Millie Small ndërroi jetë në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?