Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare reperi i njohur
Lil Loaded ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare, ka konfirmuar avokati i tij. Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Dashawn Maurice Robertson vdiq të hënën ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet. Avokati lëshoi një deklaratë për The Dallas Morning News duke e quajtur vdekjen “shumë tragjike”.
Ndërsa karriera e tij ishte në rritje, Robertson po përballej me një akuzë vrasjeje me armë zjarri të shokut të tij më të mirë, 18-vjeçarit Khalil Walker, vitin e kaluar. Ai ndodhej në gjendje të lirë ndërsa ishte caktuar për një seancë gjyqësore të martën.
Shkaku i vdekjes së Lil Loaded mbetet i panjohur, megjithëse sipas disa thashethemeve thuhet se ishte vetëvrasje. 20-vjeçari lëshoi një numër këngësh dhe tre albume midis 2019 dhe 2020-ës. /abcnews.al