Ndalimi i Mozzik, Dogana e Kosovës tregon shkakun: 2 ora me vlerë mbi 1 milion euro

Mozzik u ndalua mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi autoritetet i zbuluan dy ora luksoze të padeklaruara në bagazhin e tij. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë marramendëse prej 1,340,027.50 euro. Orët nuk ishin deklaruar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, duke shkaktuar dyshime për shmangie të obligimeve doganore.

Postimi i plotë

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i këtij kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent).

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.

Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe në zbatimin e detyrave për të parandaluar shmangiet nga obligimet doganore, kontrabandën dhe pasurinë e pajustifikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?