Ndalohet transmetimi i këngës “Despacito”

Shteti i Malajzisë ka ndaluar transmetimin e këngës spanjolle “Despacito”, pasi sipas tyre ka tekst të turpshëm. Një ministër tha se kjo këngë konsiderohet si jo-islamike dhe shteti ka ligje për ndalimin e tyre. “Despacito nuk do transmetohet në stacionet tona, sepse kemi marrë ankesa publike. Tekstet nuk janë të përshtatshme”, tha ministri Salleh Said Keruak për AFP. Gjithashtu thuhet se ka përmbatje seksuale dhe muzika përshkruhet si një lloj pornografie që nuk është e përshtatshme për fëmijët e vegjël. Despacito e Luis Fonsit, këngëtar nga Porto Riko, është bërë kënga më e dëgjueshme e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg. Kënga hit ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.

SHKARKO APP