Ndanë skenën e Sanremos, Georgina ka dy fjalë për Alketën

Alketa Vejsiu dhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina ndanë bashkë skenën e “Sanremos” në natën e tretë të festivalit të njohur italian.

Ndërsa së fundmi Alketa publikoi në Instagram një foto ku shihet bashkë me Georginën. “Me të mrekullueshmen Georgina ndamë skenën bashkë. Një bjonde, një brune, të dyja jo italiane, por e duam Italinë! Edhe Italia na deshi”, shkruan prezantuesja.

Pas Alketës, ka reaguar edhe Georgina në postimin e moderatores shqiptare. “Bukuri! Ishte kënaqësi”. Alketa dhe  Georgina ishin në qendër të vëmendjes dhe u komentuan shumë nga mediat.

/abcnews.al

SHKARKO APP