Ndarja nga Seldi, Mimoza Shkodra: Jam e lumtur

Të gjithëve i dukej se lidhja e tyre po shkonte më mirë se kurrë, kur Seldi konfirmoi ndarjen.

Për herë të parë, këngëtarja Mimoza Shkodra i ka dhënë fund spekulimeve duke treguar se si e përjetoi përfundimin e kësaj romance.

“Tani jam single. Krejt e dinë që jam ndarë, dhe jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe mund të them lirisht edhe jam e lumtur. Jam rehat, e qetë”, tha Mimoza për emisionin “Mirage”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo dhe Seldi Qalliu patën një lidhje të bukur dhe realizuan projekte muzikore së bashku, që rezultuan tepër të suksesshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë Seldi para 3 muajsh duke thënë se gëzon sërish respekt për ish-të fejuarën dhe familjen e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?