Ndarje e bujshme mes Jlo dhe Alex Rodriguez, flet ish-bejsbollisti: Jo e vërtetë

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe ish-bejspollisti Alex Rodriguez duket se po kalojnë një pauzë në marrëdhënien e tyre. Shumë spekullime dolën se këta dy janë ndarë pas një lidhje së bashku prej 4 vitesh.

I pyetur nga paparacët, Rodriguez i ka quajtur këto lajme si të pavërteta dhe ka thënë se ai dhe Jlo janë duke i zgjidhur gjërat sipas mënyrës së tyre. “Të gjitha raportet janë të pasakta. Ne jemi duke punuar për disa gjëra”,-tha Rodriguez.

Fillimisht këngëtarja dhe ish-bejsbollisti filluan lidhjen e tyre në vitin 2017, ndërkohë që në vitin 2019 ata njoftuan për fejesën e tyre.

SHKARKO APP