Ndarje? Gazetarja shqiptare sqaron një herë e mirë “gojët e liga”
Moderatorja dhe gazetarja e njohur Bora Zemani është përfolur së fundmi për ndarjen e saj të mundshme me bashkëshortin e saj Dj Vin Veli.
Zërat për ndarjen bazoheshin më së shumti nga mungesa e fotove bashkë.
Bora Zemani pati deklaruar që rrjetet sociale ka nisur t’i përdorë për arsye profesionale, megjithatë skeptikët dhe thashethemet e ShoëBiz-it vendas filluan aludimet se çifti ishte në krizë dhe mes tyre flitet për një divorc.
Por, Bora si për t’ua mbyllur gojën të gjithëve ka postuar një foto familjare, bashkë me Vin Velin dhe djalin e tyre.