Ndërpritet koncerti i Britney Spears, tmerrohet këngëtarja (Video)

Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares së famshme Britney Spears ditën e  mërkurë. Një njeri ka hyrë në skenë duke ndërprerë shfaqjen, pak pasi këngëtarja kishte performuar hitin e saj “You drive me crazy”. Menjëherë, këngëtarja është rrethuar nga  trupa e baletit të  saj, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë kapur personin që ka hipur në skenën e Las Vegasit. Këngëtarja është kapur nga videot e fansave  të hedhura në faqet e internetit, duke pyetur truprojat nëse personi është i armatosur, apo jo. Departamenti i policisë metropolitane në Las Vegas ka arrestuar 37-vjeçarin Jesse Web për shkeljen e kryer, duke u ngjitur në skenë pa leje dhe ndërprerë koncertin e Spears.

Britney Spears Threatened As Crazed Fan Storms Stage During Vegas Concert!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?