Ndërron jetë fytyra e njohur e ekranit italian, shumë e dashur dhe për shqiptarët

Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian të njohur edhe në Shqipëri, “Le Lene”, ndërron jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga redaksia e “Le Lene” me një postim në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar. Nadia ishte dirigjente dhe menaxhonte “Le Lene”, gjthashtu ajo realizoi dhe një libër që e titulloi “Lulëzimi në dimër”. Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore gjatë trajtmit me kimioterapi ajo e vazhdonte punën, pasi e donte shumë televizionin.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”, tha Nadia në një postim të kaluar në profilin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i saj i fundit në Instagram ishte në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Në foto e shoqëronte qenushi i saj Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve “.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?