Ndërron jetë këngëtari i njohur, Shpat Kasapi

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur, Shpat Kasapi.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së këngëtarit ka qenë arresti kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Karriera e artistit nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “Axhami”, “Valle kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?