Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare themeluesi i revistës së famshme “Playboy”

Hugh Hefner themeluesi  i revistës së famshme ‘Playboy’ ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Në deklaratën e përcjellë nga revista që ai nisi të botonte në vitin 1953 nga kuzhina e shtëpisë së tij, thuhet se Hefner ndërroi jetë qetësisht nga shkaqet natyrale.

Hugh Hefner e nisi si përpjekje e një njeriu të vetëm do të kthehej shumë shpejt në “markën” që përvijoi kulturën seksuale të shekullit XX. Modelet e bëshme të “Playboy”-t u shndërruan në objekt fantazie për miliona meshkuj, ndërsa Hefner sfidoi kështu hapur puritanizmin amerikan. Rolin e “playmate” e kanë interpretuar në vite edhe plot yje të Hollivudit.

Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra. Me gruan e tretë, Chrystal Harris, lidhi kurorë në vitin 2012, kur ishte 86 vjeç, ndërsa ajo ishte 60 vjet më e re.

SHKARKO APP