Ndërron jetë papritur modelja e njohur britanike
Modelja britanike Stella Tennant ka vdekur në moshën 50 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj.
“Me trishtim të madh ne njoftojmë vdekjen e papritur të Stella Tennant në 22 dhjetor 2020,” thanë ata në një deklaratë për agjencinë e lajmeve PA.
“Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Do të na mungojë shumë”, thuhej më tej.
Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte “asnjë rrethanë të dyshimtë” rreth vdekjes së saj, e cila erdhi pesë ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të.
Skocezja u bë e njohur në fillim të viteve 1990, duke u shfaqur në fotosesione për botime të tilla si Vogue dhe Harper’s Bazaar.